Kater mjete jane perplasur me njera-tjetren. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen Shkoder-Hani Hotit. Nje person ka prere rrugen ne kembe dhe ne kete menyre mjeti i pare ka frenuar ndersa pas saj jane perplasur mjetet e tjera.
Sipas burimeve nuk ka te demtuar ne njerez por vetem deme te vogla materiale te mjeteve. Ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise dhe po punojne per zbardhjen e plote te ketij aksidenti.
Rruga Shkoder-Hani Hotit mbetet gjithnje e rrezikshme per aksidente.