4 prilli shënon ditën botërore të kafshëve endacake. Ndonëse nismat për strehimin e tyre nuk kanë munguar sërish në rrugët e qytetit të Shkodrës janë një numër i konsiderueshëm kafshësh endacake. Morena Malshi vullnetare e organizatës “Animals need Me” në Shkodër tregon për sfidat me të cilat hasen çdo ditë këto kafshë.

Shpesh herë dëgjojmë raste kur qent endacak bëhen agresiv dhe sulmojnë qytetarët kjo gjë sipas vulletares ndodh për shkak të keqtrajtimeve që i janë bërë vazhdimisht këtyre kafshëve.Vullnetarja ka një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët e Shkodrës.

Pavarësisht se organizata “Animals need me” e ka të pamundur strehimin e kafshëve të tjera për shkak të kapacitetit të vogël të strehës sërish nevoja për të strehuar kafshë të tjera është e madhe pasi per shume arsye qentë nuk duhet te lihen ne ambjente publike ku ne disa raste sulmohen nga njerez te papergjeshem ashtu si disa raste të tjera qentë sulmojnë pa asnjë shkak qytetarët.

 

Artikulli paraprakBASHA NGA SHKODRA: PD NUK ECËN PARA ME NON GRATA-at
Artikulli tjetërGAZETARI NGA HOLLANDA TRAJNIM ME STUDENTËT NË SHKODËR