4 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Vetëdijësimit ndaj Minave, ditë kjo e cila ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi mbi minat tokësore dhe përparimin drejt crrënjosjes së tyre.

Kombet e Bashkuara kanë shpallur këtë ditë me 8 dhjetor të vitit 2005 dhe ajo ka nisur të aplikohet për herë të parë me 4 prill 2006.Ajo bën thirrje për përpjekje të vazhdueshme nga shtetet , me ndihmën e OKB-së dhe organizatave përkatëse, për të ndihmuar në krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të veprimeve ndaj minave, në vendet ku minat dhe mbetjet eksplozive të luftës përbëjnë rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e njerëzve.Mosha që më së shumti ka rënë viktimë e minave janë fëmijët dhe të rinjtë të cilët gjatë lojës së tyre kanë rënë në mina dhe mjete të pashpërthyera të traziarve të 97-es.Megjithatë sipas BE shqipëria konsiderohet si vend i pastruar plotësisht nga minat dhe lëndët luftarake të paplasura, në rreth 120 km vijë kufitare me Kosovën.Bashkimi Europian ka akorduar rreth 5 milion euro mbështetje për programin shqiptar të minave.Disa nga shkaqet e kësaj ndotje janë shpërthimet e papritura të depove të armatimit në të gjithë vendin gjatë trazirave të dhunshme në vitin 1997.Sipas ekspertëve shumica e këtyre rajoneve ka nevojë për një pastrim të plotë nëntokësor në një thellësi të paktën 20 deri 50 cm, përpara se të përdoren nga ushtria ose ti dorëzohen komunitetit lokal.

Artikulli paraprakSMAJLI, PAGA MINIMALE E PUNËTORËVE, NËN MINIMUMIN JETIK
Artikulli tjetërMUZEU “OSO KUKA” NIS PËRGATITJET NË PRAG TË SEZONIT