I PRANISHËM NË TAKIM DREJTORI I PËRGJITHSHËM ILIRJAN MUHO. 4 punonjës janë shkarkuar nga zyra e hipotekës në Shkodër. Ka qenë drejtori i përgjithshëm Ilirjan Muho i cili pas një mbledhje në drejtori me dyer të mbyllura bëri të ditur shkarkimin e 4 juristëve të hipotekës së Shkodrës. 4 punonjësit e shkarkuar pretendohet se nuk kanë zbatuar afatet ligjore.
Pritet që të mos ketë më vonesa apo bllokime për dhënien e tapive duke qenë se i gjithë qyteti i Shkodrës është futur në sistem. Drejtori Muho pranon se në hipotekën e Shkodrës askush thuajse nuk ka mundur të marrë shërbimin e duhur si shkak i një betonizimi të pakuptueshëm. 4 punonjësit e shkarkuar janë Orela Tahiri, Brian Muriqi, dhe Gjon Voci të cilët janë emëruar pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013-të . Nga të shkarkuarit, Anton Ndoci është i vetmi që i përket Partisë Demokratike. Për çdo rast të shkarkimeve po përdoret portali stopkorrupsionit.al. Për shumëkend nuk është i besueshëm por thjeshtë një manikacion për të shkarkuar njerëz nga puna.