Dhuna mes bandave të drogës, që ka përfshirë Anglinë kohët e fundit, ka sjellë katër shqiptarë të vrarë brenda dy javësh.Kështu shkruan gazeta britanike Express.

Vrasja më e bujshme ishte ajo e 36-vjeçarit F. B., që u ekzekutua në pragun e shtëpisë së tij në një lagje luksoze në Londër.

Policia dyshon se krimi ka lidhje me botën e nëndheshme të trafikut të drogës. Beqiri ka qenë dikur një nga njerëzit më të shumëkërkuar në Suedi.

Katër ditë para vrasjes së tij u gjet i vdekur nga plagë thike shqiptari Sh. P., 31 vjeç.
Policia e ka lidhur vrasjen e tij me atë të një tjetër shqiptari, që u gjet i vdekur sërish nga plagët e thikës në veri të Londrës një ditë më parë. Ai është identifikuar si 30-vjeçari A. F..
Për këto dy vrasje janë arrestuar shqiptari B. B., 42 vjeç dhe K. . 31 vjeç.

Një javë më herët humbi jetën një tjetër shqiptar. A.i S., 25 vjeç, u ther me thikë në gjoks gjatë një përleshje, që policia dyshon se ka sërish lidhje me drogën.
Qeveria britanike është angazhuar për të luftuar dhunën në rrugë, e cila po del jashtë kontrollit. Sidomos therjet me thikë janë kthyer në shqetësimin numër 1.

Artikulli paraprakPEZULLIMI I KOMPANISË ‘FLY ERNEST’,REAGON AVIACIONI CIVIL SHQIPTAR
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLASET ME BORDURËN, NJË I VDEKUR