Në bazë të një hetimi proaktiv, të zhvilluar nga Prokuroria e Krujës dhe në bazë të informacionit të Policisë së Shtetit janë arrestuar katër persona, të dyshuar se janë organizatorë dhe sigurues punëtorësh për kultivimin dhe shitjen e lëndës narkotike kanabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes policore, e cila ka vepruar me urdhër të Prokurorisë së Krujës, është bërë e mundur zbulimi i disa parcelave me rreth 5000 bimë kanabis, si edhe janë arrestuar: Edmond Kadiu dhe Elton Bababi, të dyshuar si organizatorë, Elton Baroka, personi që siguronte punëtorët dhe Idajet Gashi, shofer i furgonit që transportonte punëtorët në parcela. Të arrestuarit janë të gjithë banorë të Fushë-Krujës. Në bazë të të dhënave hetimore të deritanishme, rezulton se: Prokuroria e Krujës ka regjistruar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal. Ky procedimi u regjistrua mbi bazën e informacioneve të dërguara nga Policia e Shtetit, të cilat bënin fjalë se shtetasit Edmond Kadiu dhe Elton Babai, banorë të Fushë – Krujës kishin financuar mbjelljen e një sasie bimësh narkotike të llojit canabbis sattiva në zonën që përfshin Njësia Adminstrative Bubq e Bashkise Kruje. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoj se shtetasit Edmond Kadiu dhe Elton Babai kanë financuar mbjelljen e bimëve narkotike dhe në këtë veprimtari kriminale kanë angazhuar edhe shtetasit Elton Baroka dhe Idajet Gashi. Këta të fundit sipas porosive te dhena nga dy organizatoret mereshin me grumbullimin e personave qe punonin per perpunimin e lendes se perfituar nga bimet narkotike. Ne kete kuader, u shoqeruan edhe 16 (gjashtembedhjete) persona te tjere, kryesisht gra, te cilet kishin punuar per disa dite ne parcelen ku ishin kultivuar kanabis. Nga pyetja e tyre doli qarte veprimtaria kriminale e personave te arrestuar .Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasit Edmond Kadiu u sekuestruan 3.000.000 (tremilion) lek te reja dhe nje automjet B.M.V te tipit X6 , po keshtu u sekuestrua nje atumjet tip Benz CLS i prodhimit te viteve te fundit ne pronesi te shtetasit Elton Babai, si dhe furgoni qe transportonte punetoret per ne parcelat me kanabis. Nga kqyerja e parceles rezultoi qe ne te ishin kultivuar mbi 5-6 mije bime te tipit kanabis sativa, te cilat ishin ne fazen e pjekjes.