Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim I shpallur në kërkim për 4 vepra penale dhe i dënuar nga Gjykata me 4 vite burgim
, kapet dhe ndalohet një shtetas nga Policia e Shkodrës. Veprat penale : “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të gjahut” Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim me qëllim vënien para përgjegjësisë penale, më datë 14.12.2016, bënë të mundur ndalimin e shtetasit: * Ndrekë Kapa, banues në Shkodër Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e ka shpallur në kërkim me vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila e ka dënuar me 4 vite burgim për veprat penale parashikuar nga nenet 278/3, 283/1, 284/1 dhe 280 të Kodit Penal.