Fenomeni i braktisjes së zonave rurale ka prekur edhe fshatin Domen në njësinë administrative Postribë. Ky fenomen është i pranishëm vitet e fundit pranon kryetari i këtij fshati Bajram Milani ndërsa tregon se të rinjtë janë ato të cilët kanë zgjedhur të largohen nga kjo zonë në kërkim të një jete më të mirë.

Rreth 40% e të rinjve meshkuj fshatit Domen kanë braktisur vendlindjen shprehet kryetari I fshatit ndërsa tregon se kjo shifër pritet të rritet sërish.

Kushet e vështira të jetesës, mungesa e ujit të pijshëm, energjisë elektrike dhe niveli i lartë i papunësisë vazhdojnë të mbeten faktorët kryesorë që detyrojnë banorët e fshatit Domen të braktisin fshatin e tyre në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PROJEKT PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT
Artikulli tjetërRIKONSTRUKSION I RRUGËS NË BËRDICË E SIPËRME