Myftinia Shkodër organizoi promovimin e librit “40 Hadithe me nga dy porosi”, të teologut Lavdrim Hamja. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili pasi falënderoi autorin për librin e ri, ndër të tjera tha: “Seria e katërt e kolanës së dyzet haditheve, të përzgjedhura, përkthyera e përshtatura prej tij në gjuhën shqipe, është një risi e bukur dhe plot dobi në historinë e botimeve islame në gjuhën shqipe.

Autori i këtij libri, teologu Lavdrim Hamja tha se qëllimi botimeve ishte për të sjellë në gjuhën shqipe, fillimisht, pjesën parësore të Traditës Profetike. Në përfundim të këtij promovimi, për të pranishmit u bë edhe shpërndarja e librit: “40 Hadithe me nga dy porosi”.

Artikulli paraprakDY SHTETE NË RING, ILIR KADIA “DËSHMITAR”
Artikulli tjetërLUSHNJA-VLLAZNIA, PËRFUNDON PJESA E PARË ME REZULTATIN 0-0