Një grup prej 40 haxhilerësh nga Shkodra i janë bashkuar këtë vit rreth 600 shqiptarëve, besimtarë muslimanë që u nisën për haxh në tokën e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari i cili udhëtoi me grupin prej 40 personash tha se do luten në tokën e shenjtë për një Shqipëri më të mirë.

Shumica e haxhilerëve shkodran tha myftiu i Shkodrës janë mosha të reja çka tregon se të rinjtë janë një dëshmi e gjallë e besimit dhe e fesë.

Myftiu ka një thirrje për të gjithë ata të rinj të tjerë që janë të përfshirë në botën e krimit dhe fenomeneve të tjera negative se rruga drejt Zotit është gjithmonë e hapur për gjithsecilin.

Aferdita Isufi dhe Vullnet Pishtari janë dy shkodran që shkojnë për herë të parë në tokën e shenjtë në Meke ndërsa tregojnë emocionet që përjetojnë përpara këtij udhëtimi.

Hilmi Zeneli, është një prej haxhilerëve që ka qenë edhe më përpara në Meke ndërsa thotë se rikthehet sepse ndjenjat që përjeton janë të papërshkrueshme.

Udhëtimi drejt vendeve të shenjta, për të kryer ritualin e Haxhit konsiderohet si mënyra më e dobishme për riprogramimin shpirtëror dhe psikologjik të njeriut. Atje besimtarët musliman shohin Qaben e shenjtë dhe puthin Gurin e Zi të cilin e ka prekur edhe profeti Muhamed dhe për muslimanët haxhi është një prej ritualeve më të rëndësishme.

 

Artikulli paraprakBANKA CREDINS RRIT KËSTET MUJORE TË KREDITORËVE
Artikulli tjetër“JAVA E KULTURËS TURKE” MBËRRIN NË SHKODËR