40 nxënës kanë filluar arsimin e mesëm këtë të hënë në shkollën e mesme “Jordan Misja”. Drejtorja e sapo emëruar Blediana Nika tregon se shkolla është gjithpërfshirëse dhe nxënësit vijnë nga shkolla dhe zona të ndryshme të qytetit.

Drejtorja Nika tregon se aktualisht është e angazhuar në realizimin e objektivave afatgjatë që lidhen direkt me edukimin dhe formimin e të rinjve.

Ndryshimi I çasjes së drejtuesve dhe mësuesve në shkolla është ajo çfarë I mungon sistemit arsimor në Shkodër thotë drejtorja.

Shkolla “Jordan Misja” ndër vite ka spikatur në përgatitjen e nxënësve ekselentë në lëndë të ndryshme, por edhe në sport e kulturë.

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS VITI I RI SHKOLLOR
Artikulli tjetërMARINA DUHANI URON VITIN E RI SHKOLLOR