
Operacioni i koduar “Udhëtimi” ka cuar në pranga një 40 vjecar të cilit iu sekuestruan 6 mina me telekomandë.
Në prangat e policisë ka rënë Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip “Peugeot” që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve kishte siguruar informacione në rrugë operative se 40 vjecari nga Kryeqyteti kishte me vete mina me telekomandë dhe menjëherë strukturat e policisë janë hedhur në veprim.Edhe më herët pikërishjt në muajin Maj të këtij viti policia e Lezhës arrestoi pranë mbikalimit të Patokut 36 vjecarin nga Tirana fatjon Llanaj duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Në lidhje me këtë ngjarje policia ka nisur hetimet ndaj 40 vjecarit Eduard Sinanaj për të mësuar se deri ku shtrihet ky aktivitet criminal dhe grupet e përfshira në të.
Sinanaj akuzohet për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve” parashikuar. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.