Një 40-vjeçar nga Shqipëria është gjetur i pajetë në Belgjikë, në një kanal në Vinderhoute, Lievegem.

Sipas medieve vendase, të cilat citojnë burime zyrtare nga prokuroria, identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Trupi i pajetë është vënë re nga një kalimtar.

Forcat zjarrfikëse nxorën kufomën nga uji dhe lajmëruan policinë e prokurorinë, ndërsa autoritetet thanë se kemi të bëjmë me një vrasje për shkak se në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.

Autoritetet vendase vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakSHQIPTARI I DEHUR GODET PËR VDEKJE MOTOÇIKLISTIN
Artikulli tjetërPËRMBYSET AUTOMJETI, SHPËTOJNË 4 PASAGJERËT