DOSHI: DUHET TË JEMI GJITHNJË PRANË TYRE SEPSE JANË E ARDHMJA.Mbi 400 dhurata janë dhuruar për fëmijët e qarkut Shkodër në prag të vitit të ri.
I pranishëm ishte edhe deputeti i qarkut Shkodër Tom Doshi dhe drejtues të institucioneve vendore. Deputeti Doshi me këtë rast bëri urimin e tij për fëmijët në prag të vitit të ri.Për fëmijët grupi i kllounëve me personazhe si Hirushja, borëbardha apo babagjyshi i vitit të ri kanë organizuar një shfaqje artistike duke përfshirë edhe vetë fëmijët të cilët janë argëtuar të gjithë sëbashku me lojra, valle e këngë të ndryshme.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/1fQ4bQCxJ6Q” frameborder=”0″ allowfullscreen ]