42.600 më 2016, Shqipëria vendi kampion i kthimeve të azilkërkuesve nga BE
42.600 azilkërkues shqiptarë janë kthyer në vendin e tyre vitin e kaluar, sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti Evropian i Statistikave (EUROSTAT), të cilit i referohet Independent Balkan News Agency. Raporti thotë se Shqipëria mban vendin e parë për numrin e të kthyerve dhe jo vetëm për vitin e kaluar. “Ashtu si më 2015, shqiptarët (42.600) kryesojnë listën e qytetarëve jo nga BE që janë kthyer më 2016, para Ukrainës (22.600), Irakut (17.100), Kosovës (13.000), Serbisë (12.200) dhe Marokut (9.900)”, thtotë raporti i Eurostat. Ndërkaq, raporti i fundit i Zyrës Evropiane për Azilin, publikuar pak javë më parë, thotë se Shqipëria është midis dhjetë vendeve me më shumë kërkesa për azil në BE. Sipas këtij raport, për vitin e kaluar, 32.855 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Evropian, baras me 3% të totalit të kërkesave, dhe duke qenë mes vendeve ku ka konflikte, të tilla si Siria, Afganistani dhe Iraku.