Tjetër ngjarje e rëndë, 44-vjeçari vetëvaret në shkallët e banesës së tij

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar, këtë herë në Kamzë. Burime nga policia lokale thanë se mëngjesin djeshëm në banesën e tij është gjetur i vetëvarur një 44-vjeçar. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se në mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:00 familjarët kanë gjetur të vetëvarur Kujtim D., 44 vjeç. Sipas policisë ai i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur në shkallët e banesës së tij. Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Artikulli paraprakDËNOHET PËR VJEDHJE, KËRKON VET QË TA DËBOJNË NË KOSOVË
Artikulli tjetërDEKRIMINALIZIMI, DHE 12 DEPUTETË NË VERIFIKIM, SHTOHEN PROKURORËT