10 shtatori është data përmbyllëse e sesionit të dytë të provimeve për maturantët që nuk kanë marrë notë kaluese në lëndët me zgjedhje.

Sipas specialistes pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale të Shkodrës Anila Puka, këtyre provimeve do t’u nënshtrohen 446 maturantë, të cilat do të zhvillohen në dy ambiente. Për maturantët që nuk arrijnë të marrin notë kaluese, ky është afati i fundit deri në qershorin e vitit të ri shkollor. Procedura e zhvillimit të provimeve gjatë këtij sesioni ka qenë e njëjtë me sesionin e parë mësimor. Gjatë javës së ardhshme pritet të dalin edhe përgjigjet e provimeve për tre provimet e tjera të vjeshtës.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 3.8 TON MARIJUANË NË ITALI, ARRESTOHEN 9 SHQIPTARË
Artikulli tjetërMUZEU HISTORIK, 9000 TURISTË QË NGA MUAJI PRILL