Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionet e saj në ditët e fundit në mbarë vendin. Balla shprehet se në orët e fundit, policia ka arrestuar ose ka proceduar në total 45 persona.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
🇦🇱 Përgëzime Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, Policisë së Shtetit në Himarë, Vlorë, Fier, Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Dibër, si dhe Policisë Kufitare në Vlorë, Kakavije e Rinas, për goditjet e fundit, duke arrestuar/proceduar 45 shtetas për vepra të ndryshme penale.