Shqiptarët shquhet për të gjetur mënyra të ndryshme për tu hakmarrë ndaj fqinjëve. Dhe një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në Mallakastër, ku një 47-vjeçar është vënë në ndjekje penale nga policia.

Sipas burimeve policore, 47-vjeçari me iniciale I.M banues në Lavdan ka helmuar 5 qengja dhe pula në pronësi të një gruaje më 6 Janar. 47-vjeçari ka pasur një konflikt me pronaren e kafshëve që e ka shtyrë të ndërmarrë këtë veprim, ndërsa policia e ka çuar për ndjekje penale atë, duke e akuzuar për shkatërrim me dashje të pronës. Njoftimi i Komisariatit të Policisë Mallakastër Më datë 09.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.N, vjeç 47, banues në fshatin Lavdan, pasi dyshohet se më datë 06.01.2018, në lagjen “Gllavenic”, Ballsh, i ka helmuar 5 kokë pula e qengja shtetases I.M, vjeç 43, banuese në Ballsh.

Ai akuzohet për “shkatërrim apo dëmtim me dashje të pronës.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA E DROGËS NË AUSTRI, 14 TË ARRESTUAR, MES TYRE EDHE SHQIPTARË
Artikulli tjetërMATHEW PALMER KOMANDOHET NË VEND TË BRIAN HYOT YEE