Ky është Vladimir Bregu i cili jeton në lagjen Skendërbeg në Shkodër. Një vit më parë krahu i majtë i 47 vjeçarit u paralizuar duke e bërë atë të paaftë për të punuar. Prej kohësh 47 vjeçari është sorollatur në dyert e institucioneve të ndryshme për të dorëzuar dokumentet e nevojshme për të përfituar pensionin e invalidit por deri më tani nuk i është dhënë asnjë përgjigje.
47 vjeçari së bashku me familjen e tij prej 6 anëtarësh aktualisht po jetojnë mes shumë vështirësive me pagën prej 23000 lekë të rinjë që fiton bashkëshortja në një fasoneri, të cilat janë të pamjaftueshme.
47 vjeçari i bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që ta ndihmojnë.