Një qytetare është hedhur në liqenin e Fierzës, por fatmirësisht është shpëtuar nga kalimtarë të rastit. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” është hedhur në liqenin e Fierzës, shtetësja Z.S., rreth 48 vjeçe, banuese në Xhaf-Zotaj, Durrës.

Në momentin që shtetësja është hedhur nga ura, është parë nga një qytetar i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e shtetases Z.S nga uji. Shtetësja Z.S, po merr mjekim në spitalin e Kukësit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet që shtetësja vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

Artikulli paraprakU ZHDUK PARA 3 MUAJSH, GJENDET I PAJETË 54-VJEÇARI NË FUSHË ARRËZ
Artikulli tjetërSHBA I NDALOI HYRJEN, ADRIATIK LLALLA: LU KEQINFORMOI DASH