Një 49-vjeçar në Greqi ka marrë peng të ëmën dhe ka kërcënuar se do e vrasë atë. Raportohet se përpleshja ka nisur në mënyrë të papritur mbrëmjen e së dielës.
Sipas raportimeve, 49-vjeçari vuan nga problemet psikologjike ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë denoncuar në polici pas zhurmës në banesën e tyre.
Pas negociatave, policia ka arritur të nxjerrë nënën nga shtëpia por në momentin e arrestimit, 49-vjeçari goditi me thikë efektivin e policisë.