Një 20-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë me thikë në makinë, pak metra larg shtëpisë dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e saj është babai, Petrit Lekaj me origjinë nga fshati Muriqan i Shkodrës. Mediat e huaja raportojne se ajo ishte studente shume ambicioze, me shume qellime ne jete, e mrekullueshme dhe e gatshme te ndihmonte kedo. Ajo sipas shoqeve ishte edhe nje pianiste e talentuar.
Sabrina Lekaj u gjet pranë babait të saj të plagosur rëndë në një rrugë Adelaide rreth orës 11:00 të dielën.Policia e Australisë Jugore lëshoi një deklaratë të martën në mbrëmje duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij.Ai po trajtohet në Spitalin Mbretëror Adelaide, ku ai mbetet nën ruajtjen e policise, per shkak te plageve qe ka ne pjesen e barkut.Policia ka thënë se ata presin të akuzojnë Petrit Lekajn për vdekjen e vajzës së tij.
Një seancë dëgjimore zyrtare është caktuar për të premten.Vetëm pak orë para se të ndodhte ngjarja, Sabrina kishte dalë në klub së bashku me shoqen e saj Kat Valstar. Kjo e fundit rrëfen fjalët e fundit që i ka thënë 20-vjeçarja para se të vdiste.
“Fjalët e saj të fundit ishin “Të dua dhe do të dërgoj mesazh”…Vetëm këtë dëgjova prej saj”, u shpreh Valstar. Ajo ishte një vajzë shumë punëtore, por referuar deklaratave të shoqeve të saj, pëlqente shumë jetën e natës, që mendohet se ka qenë edhe motivi i vrasjes nga babai.
Sabrina po përgatiste festën për ditëlindjen e saj të 21-të.
Shoqet e përshkruajnë Sabrinën si një vajzë shembullore, shumë e talentuar,