“S’MUND TË LËVIZEN SA HERË DUAN PUSHTETARËT VENDOR E QËNDROR”. Organizata e luftës anti-fashiste nacional – çlirimtare në Shkodër është kundër vendosjes së bustit të 5 heronjve të Vigut” në territorin e Komunës Rrethina përballë doganës në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit.
Për “Star Plus” kryetari i “LANÇ” Vehbi Fishta thotë se organizata që drejton bashkë me familjarët e 5 heronjve janë kundër lëvizjes që është bërë.Që nga momenti i parë kur është diskutuar zhvendosja e bustit të “5 heronjve të Vigut” nga varrezat e dëshmorëve, organizata e luftës anti-fashsite nacional – çlirimtare ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/cqG9VozTkfE?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]