5 maji shënon ditën kombëtare të heronjve që dhanë jetën për kombin shqiptar.
Monumenti i pesë heronjve të vigut, qendroi për vite me radhe në një nga sheshet kryesore të qytetit të Shkodrës , më pas u vendosën tek varrezat e dëshmorëve, e tani janë të pozicionuar në rrethrrotullimin e aksit Shkodër – Koplik.
Lëvizja e tyre ngjalli mjaft pakënaqesi tek qytetarët,megjithatë ajo çka shfaqet më shqetësuese është mosmirëmbajtja e tyre nga institucionet përgjegjëse apo dhe dëmtimi, e hedhja e mbetjeve pranë tyre nga njerëz të papërgjegjshëm.
Por ajo çka të bën më përshtypje është se pikërisht në ditën e tyre nuk u vendos asnjë kurore me lule, askush nuk u kujtua për këta heronj të cilët një herë e një kohë dhanë jetën për kombin e tyre.
Nje kompleks bronxi i vendosur mbi një strukturë guri. Te pese figurat janë trajtuar si një keshtjelle njerezore te pozicionuar kurriz me kurriz,
ne mbështetje te njeri tjetrit nga rreziku qe mund t`ju vije duke e lidhur kete pozicion me rrethimin nga te gjitha anet qe ju be atyre ne Vig te Mirdites, ku dhane edhe jeten.
Historia e tyre është mjaft bukur por dhe domethënëse. Në atë kohë ku vendi ishte në pushtimin gjerman dhe luftërat ishin mjaft të përgjakshme këta partizanë nuk hezituan për mbrojtjen e kombit të tyre.
Por shqiptarët në vend që të krenohen me dëshmorët e tyre, nuk kujtojnë aspak rëndësinë dhe sakrificat që shpalosen edhe në sytë e të huajve.