ME 29 NËNTOR PRITET TË VENDOSË KURORA KRYEMINISTRI EDI RAMA. Pas lyerjes e riparimit, busti i “5 Heronjve të Vigut” do të vendoset në rrethrrotullimin në afërsi të doganës në rrugën Shkodër – Hani i Hotit, territor i Komunës Rrethina.
Që nga momenti kur busti i 5 heronjve u spostua nga varrezat e dëshmorëve në afërsi të doganës para 12 ditësh tashmë do të vendosen ne vendin e tyre. Kryetari i Komunës Rrethina Luan Harusha deklaroi se tashmë pas kërkesës së një grupi të veteranëve të luftës, “5 Heronjtë e Vigut” do të vendosen në sheshin tek rrethrrotullimi në prag të 70-vjetorit të çlirimit.
Me 29 nëntor pritet që ndërtimi i sheshit të ri në afërsi të doganës të inaugurohet nga kryeministri Edi Rama si dhe të vendosen kurora në kuadër të çlirimit të vendit dhe shpalljes së pavarësisë.