Çifti që u arrestua të hënën në Bari me 5 kg heroinë rezulton të jetë nisur nga Porti i Durrësit. Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë kanë nisur hetimet mbi këtë rast.
Sipas burimeve, burri dhe gruaja që nuk janë të martuar rezultojnë me origjinë nga Fieri dhe kanë udhëtuar me një automjet Mercedes-Benz. Ata e kishin fshehur drogën në gomat e automjetit ndërsa policia shqiptare dhe prokuroria po verifikojnë procedurat që janë ndjekur gjatë imbarkimit të automjetit në traget dhe nëse i është nënshtrruar kontrollit në skaner.