5 km rrugë nga shiroka deri në kufirin me malin e zi penalizojnë zhvillimin e turizmit si dhe ekonominë e 50 familjeve që akoma nuk janë larguar nga lagjja zogaj e qytetit të shkodrës.

Për të mbërritur në këtë pikë turistike shumë të pëlqyer nga turistët, duhet të kalosh përmes rrugës gjarpëruese dhe njëkalimshe. Autobusët e linjave turistike e kane të pamundur të mbërrijnë në zogaj, ndërsa sipas banorëve, kjo u largon një shifër të madhe të ardhurash që mund të vinin nga turizmi. Automjetet e kanë të vështirë kalimin, pavarësisht se aksi eshte i gjithi i asfaltuar. Në disa raste gurët që grumbullohen në rrugë dhe nga ana tjetër shkurret kanë bllokuar edhe fushëpamjen gjatë udhëtimit për në zogaj. Rruga e ngushtë ka rritur gjithashtu edhe rrezikun e aksidenteve rrugore. Në shumë raste, automjete të shumta janë përfshirë në aksidente rrugore me pasoja të lehta. I fundit, ishte aksidenti i një dite më parë, ku një automjet ra 20 metër poshjtë rrugës.

Artikulli paraprakCUNGU: TURP ATA QË PËRBALTIN VLLAZNINË
Artikulli tjetër52-VJEÇARI COPËTOHET NË PLUGUN E MJETIT BUJQËSOR