5 km rrugë nga Shiroka deri në kufirin me Malin e Zi penalizojnë zhvillimin e turizmit si dhe ekonominë e familjeve nga lagjja Zogaj e qytetit të Shkodrës.

Për të mbërritur në këtë pikë turistike shumë të pëlqyer nga turistët, duhet të kalosh përmes rrugës gjarpëruese dhe njëkalimshe.

Autobusët e linjave turistike e kanë të pamundur të mbërrijnë në Zogaj, ndërsa sipas banorëve, kjo u largon një shifër të madhe të ardhurash që mund të vinin nga turizmi. Automjetet e kanë të vështirë kalimin, pavarësisht se aksi është i gjithi i asfaltuar.

Në disa raste gurët që grumbullohen në rrugë dhe nga ana tjetër shkurret, kanë bllokuar edhe fushë pamjen gjatë udhëtimit për në Zogaj.

Rruga e ngushtë ka rritur gjithashtu edhe rrezikun e aksidenteve rrugore. Në shumë raste, automjete të shumta janë përfshirë në aksidente rrugore me pasoja të lehta.

Një makinë që po levizte në këtë rrugë në Shkurt të 2017 ra poshtë shkëmbinjeve në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Ndërkohë rasti më i fundit ishte ai i AutobUsit të linjes Shkoder-Shiroke-Zogaj qe ben transportin e qytetareve i cili u rrezua ne ane te rruges duke rrezikuar jeten e shoferit.

Gjatë gjithë shekullit të kaluar, lagjja turistike Zogaj është njohur për bukuritë e shumta natyrore dhe vazhdimisht ka tërhequr mijëra turistë.

Aktualisht, një pjesë e madhe që i drejtohen Zogajve me autobusë, e kanë të vështirë të mbërrijnë deri në destinacion.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 27.01.2019
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR HAP RRUGEN E DUKAGJINIT