Në kinema “Millenium” në qytetin e Shkodrës është zhvilluar ceremonia përkujtimore e dëshmorëve të rënë në gjatë luftës antifashiste 75 vjet më parë.

I pranishëm në këtë aktivitet, Valdrin Pjetri, prefekti i qarkut Shkodër vlerësoi sakrificën e dëshmorëve të atdheut për liri kombëtare.

Kryetari i organizatës së veteranëve të luftës antifashiste nacional çlirimtare për Qarkun Shkodër Zamir Llazani deklaroi se institucionet përgjegjëse nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur nderimit të dëshmorëve.

Në fund të ceremonisë përkujtimore, të pranishmit në këtë aktivitet u drejtuan në Varrezat e Dëshmorëve për të vendosur kurorat me lule.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 05.05.2019
Artikulli tjetër19 MIJË VIZITORË VIZITUAN KALANË ROZAFA NË 4 MUAJ