Një veshje xhinsi nuk ka stinë, gjini dhe estetikë. Ato rikthehen vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe nuk i mungojnë asnjë garderobe. Ata janë heronjtë e stilit të përditshëm pavarësisht moshës. 2023 është viti kur do të shohim xhins kudo, nga sektori i aksesorëve te pantallonat tona të gjera tashmë të pëlqyera dhe fundet maxi të fillimit të mijëvjeçarit.

Pantallonat shumë të gjera që i ngjajnë fundeve janë një trend i madh. Së pari sepse janë të freskët dhe së dyti sepse janë tepër komode. Ato nuk janë shumë larg formaleve por janë tepër me stil. Këtë pranverë i veshim me kardiganë pastel dhe baleta prej kadifeje. Ndërsa me rritjen e temperaturës përpiqemi t’i kombinojmë me bluza oversize dhe atlete komode. Duke u rikthyer nga skena street style e viteve 90 dhe 2000, fundi xhins maxi po merr titullin e artikullit më hot të vitit 2023. Mund të jemi vetëm në gjysmë të muajit të modës, por fashionistet tashmë kanë treguar preferencën e tyre për këtë stil retro. Ashtu si vera e vjetër, kombinimi xhins mbi xhins fiton gjithnjë e më shumë vlerë me kalimin e kohës. Mbetet i freskët pavarësisht sa vite kalojnë. Sekreti fshihet gjithmonë në pjesën tjetër të stilimit. Provoni të përzieni dhe të luani me siluetat. Bluzja e bardhë dhe pantallonat e shkurtra do të jenë zgjedhja e duhur.

Nëse dashuria juaj për xhinsin nuk përfundon me veshjet e gatshme, ju jeni me fat. Nga çanta mini me dorezë të sipërme të JW Anderson deri te çizmet kauboj të Isabel Marant, stilistët i veshën aksesorët e tyre me pëlhurën klasike.

 

Artikulli paraprakOBSH: RREZIK REAL BËRTHAMOR, TË GJITHË DUHET TË JENË TË KUJDESSHËM
Artikulli tjetërSTUDIMI: INTELIGJENCA ARTIFICIALE SË SHPEJTI DO TË JETË NË GJENDJE TË BËJË PUNËT E SHTËPISË