5 mln lekë gjobë për ata që presin pyjet, drutë kompetencë e bashkive

Deri në 5 milionë lekë të reja për shkelësit dhe dhunuesit e zonave të mbrojtura. Kjo është vlera e penaliteteve që parashikohen në ligjin e ri për mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Në seancën dëgjimore me grupet e interesit u theksua se ligji i ri që do të kalojë në Parlament do të marrë parasysh një monitorim dhe menaxhim më të mirë të zonave që kanë mbrojtje si dhe do të ripërcaktojë se kush është tonë e mbrojtur dhe deri në çfarë mase do të sigurohet kjo mbrojtje. Zamir Dedei, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, sqaroi ndryshimet që sjell ligji i ri. Aktualisht 16% e vendit është shpallur si zonë e mbrojtur. Ndërkohë që për sa i përket parqeve natyrore dhe rrezikshmërisë së tyre nga prerja për dru zjarri, Dedei theksoi se kjo është një kompetencë e bashkive që të gjejnë zgjidhje.

Artikulli paraprakSHKATERROHET NGA EUROPOL GRUPI I KOSOVAREVE QE TRAFIKONIN EMIGRANTE NE HUNGARI
Artikulli tjetërPERMBYTJET,200 FORCA USHTARAKE NE TERREN