Një dekret i Papa Françeskut, i cili mbërriti dy vite më parë në Shqipëri, caktoi 5 nëntorin si ditën e shpalljes së 38 martirëve shqiptarë, një ceremoni kjo që u mbajt në Shkodër në prani të kardinal Angjelo Amato.

Dekreti për Lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, u firmos në muajin prill 2016 prej Papa Franceskut, një veprim që i vendos ata përkrah figurave më të shquara të katolicizmit botëror.

4 vjet më parë kur Ati i Shenjtë vizitoi Shqipërinë, portretet e martirëve u varën në bulevard. Për Kishën Katolike dhe për të gjithë kombin Shqiptar, kjo do të shënohet si një ditë historike.

Në Shkodër u kremtua edhe Mesha solemne me ritin e Lumnimit të 38 martirëve të Kishës katolike të periudhës së regjimit diktatorial ateist të komunizmit.

Mesha solemne, në Katedralen e Shkodrës, kryesohej nga Kardinali Angelo Amato, Prefekt i Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Çështjen e Shenjtorëve, në bashkëkremtim me Presidentin e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë,

imzot Angelo Massafra e tërë episkopatin e Shqipërisë, ipeshkvijtë tjerë nga Kosova, Mali Zi, Italia, Kroacia e shumë vende tjera.Prekëse fjala e kryeipeshkvit imzot Massafrës në fillimin e Meshës, kur përmendi një nga një të gjithë emrat e Martirëve, të cilët shpallen të Lumë gjatë këtij kremtimi liturgji. E pas këngës së Meshës,

Arqipeshkvi Angelo Massafra e falënderoi Papën. Mes 38 martirëve shqiptarë është Imzot Vinçenc Prennushi: i cili u burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë.

Ai dha shpirt me 19 mars 1949 në birucë të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht, të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Fraçesku, bir të cilit ishte! Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike në 5 Nëntor në Shkodër është paraprirë nga një botim dy vëllimesh me biografitë e secilit prej tyre.

I shkruar nga Atë Leonardo Di Pinto, që sot nuk jeton më, “Imzot Vinçec Prennushi me shokë martirë” është dëshmia e dashurisë për hyjin, edhe kur ata u përndoqën, u torturuan, u burgosën dhe u vranë nga ish – regjimi komunist.

Artikulli paraprakEMIGRANTËT, “ARRESTIME TË PADREJTA, PËR TË KËNAQUR BE”
Artikulli tjetërPOLITIKA E JASHTME, POPUJT E KULTURA ARABE