5 orë i është dashur ekspertëve për të bërë të gjitha hetimet në shtëpinë ku e Ruzhdi Arishtës, autorit të ngjarjes së rëndë në fshatin Oblikë në Anën e Malit ku u plagos Besar Sherbela dhe humbi jetën komandanti i FNSH Simon Gjeta.

Ekspertët kanë bllokuar hyrjen që nga fillimi i rrugicës që të çon në banesën ku qëndroi Ruzhdi Arishta i cili u ekzekutua nga forcat RENA pasi nuk pranoi të dorëzohej. Pas 5 orëve të hetimeve dhe ekspertizës kemi arritur që të shohim nga afër të gjitha pjesët ku ndodhi ngjarja e rëndë. Banesa ku u ngujua Ruzhdi Arishta për 12 orë me radhë duke mos iu bindur thirrjeve të RENEAS për t’u dorëzuar i gjallë pothuajse është shkatërruar totalisht nga plumbat e pafund të efektivëve të RENEAS por edhe granatave apo lëndëve të tjera plasëse derisa çuan në ekzekutimin e 52-vjeçarit.

 

Artikulli paraprakKUSH ISHTE NËN KOMISAR, SIMON GJETA, EFEKTIVI I RËNË NË KRYE TË DETYRËS
Artikulli tjetërBANORËT NË OBLIKË NJË NATË MES FRIKËS DHE ANKTHIT