Një 46 vjeçar shqiptar është ekzekutuar në qytetin e Visselhövede në Gjermani. Sipas mediave gjermane, shqiptari është qëlluar me dy plumba në kokë dhe tre në trup.
Ai ka qenë duke marrë vajzën nga shkolla në momenti që është qëlluar me armë zjarri nga dy persona me motor, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se zona ku është qëlluar shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë plot me fëmijë, pasi sapo kishin dalë nga shkolla. Viktima, ka punuar më parë në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe, ai ka rrahur një të ri, i cili më vonë ndërroi jetë.Për këtë veprim shqiptari u dënua me një vit burg dhe pasi kreu dënimin kërkoi azil në Gjermani. Sipas policisë gjermane motivi i kësaj ngjarje mendohet të jetë hakmarrja, ndaj dhe hetimet janë përqëndruar në këtë pistë.