Në konferencë për shtyp nga ambientet e kryeministrisë, ministrja e Drejësisë Etilda Gjonaj, ka njoftuar shkarkimin e pesë zyrtarëve të zyrës së ALUIZNI-t të Durrësit nga detyra.

Bëhet fjalë për tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë nga Durrësi.

Gjithashtu përveç 5 shkarkimeve nga detyra “Taks Forca” ka rekomanduar 26 masa disiplinore.

Në fund, ministrja Gjonaj kërkoi ndihmën e qytetarëve për denoncimin e korrupsionit në mënyrë që shkelësit e ligjit të përballen me të.

Do të ndëshkohën të gjithë ata që shfrytëzojnë punën në administratë. Qytetarët të dënoncojnë korrupsionin. Shkelësit e ligjit do të përballen me ligjin.

Artikulli paraprakFSHEHU PASURINË, VETTINGU SHKARKON NGA DETYRA KRYETAREN E GJYKATËS SË APELIT TË KORÇËS
Artikulli tjetërPROJEKTI PËR UJIN NË NJËSINË RRETHINA