Si një alarm e konsideron Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë vdekjen e 5 personave në vetëm një muaj në vendin tonë.

KSSH shprehet se shkak i aksidenteve në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë, teksa Inspektoriati i Punës vijon të jetë në gjumë dimëror.

“Alarm, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj! Në një kantier ndërtimi në Tiranë sot u shënua tragjedia e radhës, kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme.

Edhe këtë herë shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë, teksa Inspektoriati i Punës vijon të jetë në gjumë dimëror.

KSSH i shpreh ngushëllime familjes dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky është aksidenti I 5 në punë më viktima për këtë muaj.

Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj.

Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni.

Këto shifra janë dramatike për një vend të vogël si Shqipëria, ndaj institucionet që mos qëndrojnë indiferente.”

Artikulli paraprak‘MIRROR’: TURISTËT DYNDEN NË SHQIPËRI, DESTINACIONIN ME UJËRA TË PASTËR KRISTAL DHE RESORTE MAHNITËSE
Artikulli tjetërPR/REZOLUTA E PS PËR KORRUPSIONIN/ NGA DEBATET, TE NUMRI I VOTAVE, ÇFARË PRITET TË NDODHË SOT NË KUVEND