5-vjeçari letër hajdutëve: Mos vidhni gjëra që s’janë tuajat
Një djalë 5-vjeçar ka shkruar një letër prekëse drejtuar hajdutëve që i vodhën në shtëpi. Vogëlushi u thotë atyre që nuk mund të vjedhin gjëra që s’janë të tyre sepse kjo i bën fëmijët të qajnë nga trishtimi. Alex vendosi të shkruante letrën pasi i morën biçikletën e tij dhe atë të babait ndërsa kishin dalë për të shijuar fundjavën. Incidenti e ka frikësuar vogëlushin e cili shumë shpesh e ka të pamundur të fle pasi mendon se hajdutët do të shfaqen sërish. “Nuk dua që fëmijët e tjerë të ndihen të frikësuar si unë. Ju lutem bëhuni të mirë këto Krishtlindje dhe mos vidhni gjëra që nuk janë tuajat sepse do t’i bëni fëmijët si unë të qajnë dhe të jenë të trishtuar”, shkruante vogëlushi në letrën e tij.