Shoqata e gjuetarve “Jakup Bajri” eshte kaktegorikisht kunder shtyerjes se moratoriumit te gjuetise.
Per Kryetari Zyhdi Mustafa dhe sekretari Xhabir Mehmeti nese vkm qe parashikon shtyerjen me 5 vite te moratoriumit do te miratohet ne parlament situata mund te dale jashte kontrollit ndersa shoqata “Jakup Bajri” nuk do te mbaje asnje pergjegjesi. Ata e cilesojne kete vendim te qeverisë si dështim të zbatimit të ligjit, gje per te cilin merr masa të tilla ekstreme dhe diskriminuese qe kane sjell edhe reagimin me te drejte te ghuuetareve. Kryetari Mustafa nenvizon se edhe federata nderkombetare e gjuetise eshte kunder vendosjes se moratorimiut duke e cilesuar si te paligjshme dhe shkkelje te te drejtave te njeriut ndersa siguron gjuetaret se ky ligj nuk do te kaloje lehte pasi ata do ta ngrjne zerin ne instancat me te larta. Vendimi I fundit I qeverise parashikon qe Gjuetia në vendin tonë do vijojë të jetë e ndaluar edhe për 5 vite të tjera, pra deri në 2021-shin. Sipas ekspertëve, dy vite moratorium të gjuetisë nuk ishin të mjaftueshëm që llojet të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm të arrinin shtimin optimal, ndaj u kërkua shtyrja e afateve të këtij ligji me 5 vite të tjera.