Janë mbushur pesë vite nga ndarja nga jeta e pedagogut dhe ish-rektorit të universitetit të Shkodrës Mahir Hoti. Në këtë 5-vjetor, kolegët e departamentit të gjeografisë në universitetin e Shkodrës kujtojnë figurën e Mahir Hotit, një personalitet me shumë dimensione.

Pedagogu Ervis Krymbi thotë se profesor Mahir Hoti ka vlera të veçanta edhe për lidhjet me universitetet europiane apo si një zë i fuqishëm për mjedisin.

Përveç anës profesionale profesor Mahir Hoti përcolli edhe vlerat e tij njerëzore kudo ku punoi.

Prof. dr. Mahir Hoti është një ndër emrat e spikatur të arsimit shqiptar dhe ka qenë një nga intelektualët më të shquar si dhe një zë i fuqishëm publik në Shkodër dhe më gjerë. Po ashtu u kthye në një kërkues shkencor dhe gjeograf me shumë vlera ndërsa kontribuoi për 46 vite në arsimin shqiptar nga shkollat e mesme deri në universitet. Nga viti 2000 deri në 2008 ishte rektor i universitetit të Shkodrës ndërsa u bë pjesë edhe e universitetit të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut si lektor.

Ka nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme me universitetet e huaja ndërsa është nderuar edhe me disa çmime të ndryshme. Profesor Mahir Hoti lindi më 15 janar 1948 dhe u nda nga jeta 5 vite më parë më 7 prill të vitit 2018 duke lënë një boshllëk në universitetin e Shkodrës por edhe pranë familjes e miqve të tij.

Artikulli paraprakMBYLLET KAMPIONATI KOMBËTAR I MUNDJES
Artikulli tjetërKOALICIONI BERISHA-META HAP FUSHATËN NË 15 PRILL