Miliona gaforre të kuqe nisën migrimin e tyre vjetor drejt oqeanit për t’u shumuar në ishullin piktoresk të Krishtlindjeve në Australi, duke pushtuar rrugët dhe duke i bllokuar për orë të tëra.

Pamjet e pabesueshme tregojnë gjallesat me ngjyrë të kuqe të ndezur që zbresin nëpër fshatra, në atë që konsiderohet, si një nga migrimet më të mëdha të kafshëve në planet, pamje të cilat nxitën edhe kuriozitetin e vendasve dhe turistëve.

Çdo vit, sipas ekspertëve vlerësohet se rreth 50 milionë gaforre dalin nga pylli pas reshjeve në tetor ose nëntor dhe shkojnë në oqean për t’u çiftuar. Gaforret në përgjithësi hanë gjethe, fruta, lule dhe fara, por kanë edhe një anë të errët pasi ata hanë edhe vegjlit e tyre.

Fotografitë dhe videot e shpërndara nga Parks Australia tregojnë mijëra e mijëra gaforre që vrapojnë nëpër rrugë dhe ura të ndërtuara posaçërisht.

Artikulli paraprakMJEKU: VALA E PESTË DO TË RREZIKOJË TË PAVAKSINUARIT ME DOZËN E TRETË KUNDËR COVID
Artikulli tjetërUASHINGTONI PLANIFIKON TË BLEJË ILAÇIN E RI EKSPERIMENTAL KUNDËR COVID