“50… pa pak” komedia me autor skenaristin dhe moderatorin e njohur Edi Oga u ndal këtë fundjave në Lezhë. Shfaqje e zhanrit stand-up komedi, ku temat e trajtuara janë ato të jetës së përditshme dhe problematikat e marrëdhënieve ndërpersonale në rrethana të ndryshme u vu në skenen e pallatit të kultures “Ded Ndue Lazri”, duke tërhequr vemendjen e publikut i cili nuk i ndali të qeshurat.

Autori i kësaj komedie Edi Oga thotë se stand-upi trajton problemet e moshës së mesme, të cilët po i përcjell me homor në skena të ndryshme të Shqipërisë.

Kjo shfaqje i përmbushi në maksimum pritshmeritë e publikut, pasi sipas tyre Lezhës i mungonin stand-up komeditë.

Komedia “50… pa pak” zgjati rreth 90 minuta duke argetuar spektatorin lezhjan, ndërsa në ditet në vijim do të udhetoje edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Artikulli paraprakPROTESTA E BANORËVE TË POSTRIBËS
Artikulli tjetërLAGJJA MES UJIT DHE BALTËS NË LEZHË