Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjes. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së Arjan Aliços, në lagjen ’18 tetori’.

Drejt banesës është qëlluar me rreth 50 plumba kallashnikovi, por që nuk pati të lënduar. ga plumbat nuk ka pasur persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Policia që ka shkuar që në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Në momentin që u qëllua me armë zjarri kallashnikov në banesë ndodhej Alma Aliço bashkë me vajzën e saj. Paniku dhe frika ka kapur jo vetëm pronarët e banesës, por edhe banorët e zonës.

Kryefamiljari i familjes Aliço, në banesën e të cilit u qëllua me kallashnikov, ndodhet në burg për një ngjarje të viti 2016.

Artikulli paraprak“SHKODRA IME, FAMILJA IME, QYTETI IM”
Artikulli tjetërVODHI MATERIALE NDERTIMI PRANGOSET 41 VJEÇARI