Kjo është një stërvitje e zakonshme në repartin ushtarak të Vau Dejësit që sot u demonstrua në ditën e hapur për nxënësit e shkollave të mesme të Shkodrës dhe Lezhës….
Neutralizimi i një sulmi me armë, hyrja në godinë, luftimi trup me trup apo edhe ekspozimi i disa prej armëve dhe mjeteve që ka reparti i ushtrisë në Vau Dejës ishin pjesë e aktivitetit të kësaj dite të hapur. Komandati i repartit Ali Mali thotë se në këtë repart janë 50 vende të lira për të rinjtë dhe 400 në rang kombëtar në Forcat e Armatosura….
Ndërkohë ende Shqipëria vuan nga një mentalitet i ulët sa i përket ushtrisë shqiptare duke mos e vlerësuar sa duhet. Përveç kësaj komandant Mali u shpreh se po synohet edhe përmirësimi i armatimit dhe mjeteve të ushtrisë…
Të rinjtë që u njohën me armët apo u bënë edhe pjesë e hedhjeve nga çatia e godinës, një pjesë e tyre shprehin dëshirën për të qenë pjesë e ushtrisë ashtu siç të tjerë edhe pse e kanë pasion nuk e shohin si zgjedhje në të ardhmen…
Ditët e hapura në repartin e ushtrisë të Vau Dejësit, një prej më të rëndësishmëve në vend zhvillohet çdo vit me qëllim nxitjen e të rinjve për t’u bërë pjesë e forcave të armatosura.