50 vjetorin e karrierës së tij artistike Edmond Halili, një prej kolosëve të humorit shkodran e festoi në skenën e teatrit “Migjeni”, aty ku nisi hapat e parë si aktor profesionist i estradës. Me një numër të madh rolesh në 5 dekada, Edmond Halili erdhi në këtë shfaqje për 50 vjetorin e tij si artist pas një mungesë të gjatë në skenën e teatrit “Migjeni” duke përjetuar emocione dhe duke dhuruar shumë të qeshura për spektatorët.
Pjesë e shfaqjes “Mond Halili Show” ishin edhe aktorë të tjerë të njohur të cilët sëbashku risollën humorin e vërtetë shkodran.
Këto mbrëmje me humorin e pastër shkodran janë gjithnjë e më të pakta. Mjeshtrat e humorit thonë se kjo vjen për shkak se nuk ka më teks shkrues për estradën dhe për këtë ndjejnë keqardhje.
Në 50 vjetorin e Edmond Halilit morën pjesë edhe disa prej këngëtarëve më të mirë si Laorjan Ejlli, Mukades Çanga, Salabeg Band dhe Bujar Qamili. Emond Halili pas konfirmimit të tij në estradën profesioniste si një prej aktorëve më të mirë të humorit u zhvendos në qytetin e Durrësit ku jeton prej shumë vitesh duke vijuar atje karrierën e tij.