Janë mbushur 50 vite nga revolta antikomuniste në burgun e Spaçit. Në këtë vit jubile të asaj proteste mori pjesë Presidenti Bajram Begaj. Ceremonia nisi me thirrjen ne apel te 4 te burgosurve qe u pushkatuan menjehere si organizatore te revoltes, vendet e te cileve i zune 4 te rinj.
Per Presidentin, Bajram Begaj, ne periudhen me te tmerrshme te komunizmit pati zera qe dolen kunder tij dhe deshmuan qe aspirat per liri nuk ishin shuar. Ato ideale tha Begaj duhet te na motivojne edhe sot. Ipeshkevi i Reshenit, dom Gjergj Meta tha se ne kete burg mbaheshin njerez pa te drejte dhe vetem sepse guxonin. Ish-të burgosur politik dhe familjar te tyre rrefejne vuajtjet ne kete vend internimi, ndersa perserisin apelin qe ish-burgu i cili eshte kthyer ne nje germadhe te marre vemendjen e institucioneve pergjegjese dhe të kthehet ne nje muze kujtese.
Ne 50 vjetorin e revoltes se spacit u prezantuan nepermjet shkrimeve te ndryshme edhe deshmi nga te mbijetuar e familjare te tyre, ndersa te pranishmit pane edhe nje ekspozite qe tregonte te gjithe panoramen e asaj qe ndodhte ne kete burg famekeq.