Ditën e sotme rreth orës 10:00, në një zonë malore në fshatin Broboniq të Mitrovicës, u gjet i vdekur një 50-vjeçar i varur në litar.

Menjëherë pas lajmërimit, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia edhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar se viktima S.H. 50-vjeçar, ishte pa shenja jete.

Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë’’.

Artikulli paraprak15 TË DËNUAR NË SHQIPËRI PËR TERRORIZËM, SHTOHEN MASAT E MONITORIMIT NË BURGJE
Artikulli tjetërI KISHTE SHPËTUAR DISA HERË POLICISË, ARRESTOHET SHQIPTARI NË KËRKIM PREJ NJË VITI