Baza Ushtarako-Detare e Shëngjinit duhet të marrë vemendje dhe ti rikthehet funksionit, në mbrojtje të kufirit detar.Kërkesa ka ardhur nga ish ushtaraket detar, në 50-vjetorin e hapjes së kësaj baze, ku u organizua një ceremoni nga Shtabi i Përgjithshem i Forcave të Armatosura, me pjesmarrjen e autoriteteve lokale si dhe ish-komandës së Forces Detare.
Sheshi kryesor i Shëngjinit do të mbajë emrin “Marinari”, ndërsa u vendos dhe një bust me të njejtin emer, pasi ky qytet identifikohet prej vitesh me detarinë.
Baza Detare e Shëngjinit ka mjaft histori dhe në shërbim të kësaj duhet të bëjmë një muze, tha kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
Ky 50-vjetor i hapjes së saj e gjeti, Bazen Ushtarako-Detare të Shëngjinit jashtë funksioni dhe të degraduar, pasi përgjatë viteve të demokracisë ka munguar vemendja e intistucioneve përgjegjëse.