“500 euro ose të vrava”, shqiptari terrorizon lokalin në Milano

Një shqiptar hyri në një bar në Milano dhe nxori të gjithë klientët jashtë përveç njërit prej tyre; një pronar, të cilit i kërkonte 500 euro për disa punë të kryera. Nëse nuk e bënte këtë, shqiptari i tha pronarit italian se do ta vriste. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme (21 mars) në Gorgonzola. Disa klientët që u nxorën jashtë lajmëruan menjëherë policinë dhe forcat e rendit prangosën 33 vjeçarin shqiptar, i cili përfundoi në burgun “San Vittore”. Shqiptari kishte thyer disa gota në bar përpara se të terrorizonte klientët e rastit dhe duke i detyruar ata të largohen. Pronari italian dhe se kjo nuk ishte hera e parë që shqiptari vepronte në të njëjtën mënyrë. Edhe dy herë të tjera ai ishte kërcënuar nga 33 vjeçari.

Artikulli paraprakRRJETI I KOKAINËS, TË ARRESTUARIT NË SHQIPËRI DO EKSTRADOHEN NË ITALI
Artikulli tjetërALARM PËR BOMBË PRANË PARLAMENTIT NË LONDËR