Një 51-vjeçar grek është ndaluar në pikën kufitare të Kakvijës, pasi në iu gjetën 80 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Policia thotë se shtetasi grek ishte duke udhëtuar me makinën e një shqiptari nga Lezha.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në dalje të Republikës së Shqipërisë gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit grek G.S, 51 vjeç, banues në Patra,

i cili udhëtonte në automjetin e shtetasit A.P, banues në Lezhë, shtetasit grek i gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 80.000 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi”, sqaron policia.

Po kryen veprimet proceduriale nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonimiko Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Artikulli paraprakPROKURORIA E TIRANËS NIS HETIMET PËR DËSHMINË E ISH-OFICERIT EMILJANO NUHU
Artikulli tjetërARRESTOHET I DËNUARI PËR VRASJE ,KANOSI PËR 90 MIJË € BIZNESMENIN